OpenStreetMap meetup korrik 2025 - Elbasan

OpenStreetMap (OSM) është një projekt global që synon të krijojë një hartë të botës të lirë, të hapur dhe të editrueshme nga të gjithë. Ndryshe nga hartat tradicionale të kontrolluara nga kompani private, OpenStreetMap është e ndërtuar nga një komunitet vullnetarësh që kontribuojnë me të dhëna gjeografike të sakta dhe të detajuara. Ky projekt i bazuar në principet e të dhënave të hapura ofron një alternativë të lirë ndaj shërbimeve komerciale të hartave, duke mundësuar që cilido të shtojë, editojë dhe përdorë të dhënat pa kufizime. OpenStreetMap përdoret nga miliona njerëz në mbarë botën dhe shërben si bazë për shumë aplikacione dhe shërbime që përdorim çdo ditë.

Të Ftojmë në Meetup-in Tonë të Parë!

Të ftojmë në takimin (meetup) të parë në qytetin e Elbasanit me fokus në OpenStreetMap!

📅 Kur: Të premten, 27 qershor 2025, ora 18:00

📍 Ku: https://osm.org/go/xew1apMyt?m=&way=1386635796 (pas Hotel Skampa)

Axhenda

  • hyrje në OpenStreetMap;
  • sfida OpenStreetMap për Elbasanin
  • prezantimi i përkthimit te librit për fëmijë Fina and the Maps (prezantim nga Aleni)

Kush Mund të Marrë Pjesë?

Meetup-i është i hapur për të gjithë! Nuk ka nevojë të kesh njohuri paraprake rreth OpenStreetMap - vetëm dëshirë për të mësuar rreth të dhënave të hapura dhe gjeoinformatikës. Nëse ke laptop, do të jetë shumë mirë ta kesh me vete për aktivitetet praktike, por edhe pa të mund të marrësh pjesë dhe të mësosh nga prezantimet.

Për më shumë informacion dhe konfirmimin e pjesëmarrjes, na shkruani në forumin tonë: https://forum.librelabs.cc/t/openstreetmap-meetup-korrik-2025-elbasan/120.