Wiki Loves Earth 2025 - Tirana edition

Wiki Loves Earth, nuk është veç një konkurs fotografie i dedikuar peizazhistikës dhe vlerave natyrore, por një thirrje për të kontribuar në Wikimedia Commons. Kjo e fundit është një depo e skedarëve të medias që e bën të disponueshme për të gjithë domenin publik dhe përmbajtjen e medias arsimore të licencuar lirisht (imazhe, tinguj dhe videoklipe).

Ne kemi materiale fotografike nga Zonat e Mbrojtura, ti sjellvullnetin për të kontribuar në këtë iniciativë. Mblidhemi së bashku për 2 mini punëtori gjatë muajit qershor e të rifreskojmë Wikipedian në shqip me foto të natyrës shqiptare.

Gjithashtu ja vlen të theksohet se nëse edhe ju keni foto që i keni shkrepur vetë e të pa publikuara më parë e doni ti përdorni për pasurimin e Wikipedia shqip, jeni të lirë ti hidhnin aty, pra jo detyrimisht duhet të punoni me arkivën tonë.

Nu ka nevojë për dije të avancuara për pjesëmarrje - vetë vullneti për të kontribuar në të përbashkëtën digjitale. Mirë është të marrësh dhe laptop/tablet me vete.

  • Punëtoria nr.1: 21.06.2025 ora 18:30 - D:4 Architecture and Coworking,
  • Punëtoria nr.2: 24.06.2025 ora 19:00 - Hotspot Coworking.

Momente nga aktivitetet.

7 persona rreth nje tavoline me laptop para tyre

Imazh me 5 persona rreth nje tavoline me latop duke u angazhuar per te permiresuar SQ Wikimedia.

Publikimi në forumin e LibreLabs: https://forum.librelabs.cc/t/wiki-loves-earth-tirana-edition/118